Tenton të vetvaret 16-vjeçari. Dërgohet me urgjencë në Spitalin e Elbasanit

Një 16 vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës së tij mbrëmjen e sotme në fshatin Qukës të Prrenjasit. Fatmirësisht 16 vjeçari nuk ka arritur ta përfundojë aktin e tij dhe është pikasur nga të afërmit. Ata e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, në të cilin po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton elbasani plus

Njoftimi i policisë

Më datë 16.01.2022, në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar të vetvaret, ku si pasojë ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.