Temperatura shumë të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët, por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 24ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 31ºC. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.