Të izoluar nga dëbora/ Në malësinë e Librazhdit njerëzit kanë nevojë për ndihmë

Pothuajse e gjithë bota gjendet e izoluar këtë periudhë për shkak të Covid 19. Por zonat e thella malorë si rrallë herë u izoluan edhe nga dëbora në Prill.

Edhe pse fshati, një pjesë të mirë të prodhimeve i siguron vetë, problem mbeten familjet e varfra dhe sidomos të moshuarit e vetmuar, me fëmijë në emigrim.
Në këto zona të Librazhdit, ka ndërmarrë një aksion për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, aksion i cili bëhet dyfish më i vështirë, për shkak të dëborës e cila këtu i ka kaluar 40 cm.

Për Iljaz Kurmakun nga fshati Stëblevë, këto djem, punonjësit e njësisë administrative janë i vetmi kontakt me botën, dhe e vetmja mundësi për t’u ushqyer.
Të bindur për situatën e vështirë që po kalon i gjithë vendi, këto familje, edhe pse në vështirësi të mëdha, nuk kërkojnë shumë. për to mjaftojnë dy pako makarona, thesi i miellit dhe pak vaj.

Vende vende trashësia e dëborës i ka kaluar 60 cm, hera e parë këtë vit që në Stëblevë regjistrohet një mot i tillë. Por ndërkohë rrugët janë hapur dhe në çdo fshat është lënë në dispozicion një makinë për të marrë masa ndaj çdo situate emergjence të mundshme./Top-Channel