Të gjithë me armë në brez. Plagosje në një lokal

Një plagosje me aŗmë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Shehu”. Burime për gazetaren e Abc, Xhensila Kodra bëjnë me dije se ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti banal brenda një lokali.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk është identifikuar se kush është personi i plagosur. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi rastin.