Tashmë që lidhja u mor vesh nga të gjithë, Bearti zbulon sekretin e panjohur të Teas që na habiti të gjithëve (FOTO)

Ka mbërthyer rrjetin dhe komentet e reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta në lidhje me historinë e ‘Tea-Andi-Beart’. Bearti ka ndarë së fundmi një ‘Instastory’ një pikturë të një vajze që po shijon qershi. Piktura mban firmën e Teas, e cila duket se e ka realizuar vetë, ndonëse këtë talent nuk e shfaqi sa ishte brenda Për’puthen.

Nuk dihet nëse ky punim është bërë tani nga Tea apo ka qenë një pikturë e realizuar më parë që tani ka përfunduar në duart e Beartit. Sido që të jetë duket se ky i fundit do ta mbështesë njësoj të dashurën e tij, pavarësisht sa komente dhe reagime lënë ndjekësit në rrjet.