Tan Brama ‘nuk e kursen’, zbulon këngëtaren që nuk e ka paguar: Vetëquhet diva shqiptare por…

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Tan Brama teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon my French”, ku ka komentuar sherrin mes Einxhel dhe Donald pasi moderatorja pretendon se aktori nuk e ka paguar, ka rrëfyer një histori personale.

Tani tha se një këngëtare e njohur shqiptare, e cila vetëquhet divë, nuk e ka paguar.

“Kam patur 2-3 raste. Rasti më i fundit ishte në qershor me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh. As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të. Duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake. Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova. Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh koreografi.