Punët e ndryshme në përgjithësi por veçanërisht puna e aktorëve është një ndër shkaqet kryesore përse disa persona mund të gjejnë dashurinë e jetës apo një shoqëri shumë të mirë. Në rastin konkret bëhet fjalë për pikën e fundit, një shoqëri shumë të mirë. Duke kaluar orë të tëra së bashku, Hyrrem dhe Sulejmani, apo thënë ndryshe me emrat e tyre real Merjem dhe Halit, kanë krijuar një shoqëri shumë të këndshme, me respekt të ndërsjellë.
Ndër çmimet, ftesat dhe emisionet që kanë pasur të bëjnë aktorët Merjem dhe Halit, pas përfundimit me sukses të telenovelës ‘Sulejmani i Madhërishëm’, është çmimi që mori Haliti (Sulejmani) si ‘Mashkulli i Vitit’. Të ftuar në një event, ai nuk e priste aspak të thërritej emri tij si fitues i atij trofeu. Teksa ai mbajti një fjalim të ndjeshëm në skenë, duke falënderuar një e nga një të afërmit e tij për mbështetjen e pafundme, Merjem (Hyrremi) hyn në skenë duke surprizuar kolegun e saj.
Ajo është ftuar surprizë për të që t’i japë çmimin në dorë. Me të marrë mikrofonin në dorë, Merjem karakterizohet nga aftësia për të bërë publikun të qeshë. Halit jo më pak. Ai hiqet si i bezdisur kur Merjem merr mikrofonin, pasi sipas tij, ajo nuk di të ndalet duke folur.
Duke bërë sërish shaka, Halit i kërkon stafit t’i sjellë një karrige për tu ulur ndërkohë që Merjem flet ‘shkurtimisht’, edhe pse ajo premtoi se nuk do zgjatet në fjalim. Ajo i mëshon më tepër të folurës së saj të gjatë, duke shtuar të qeshurat në sallë.
Ndër të ftuarit, sigurisht ndodhet bashkëshortja në jetën reale të Sulejmanit, aktorja Berguzar Korel (Shehrezade). Hyrrem e lëvdon shumë atë për bukurinë që ka, duke i thënë Sulejmanit se ka ditur të zgjedhë. Për ta ngàcmuar, Hyrrem shprehet se nuk e kupton përse Berguzari ka zgjedhur Sulejmanin, pasi me bukurinë që ka, mund të kishte pasur bashkëshort shumë më të bukur. Përtej shakave, ajo përqafon pandalur kolegun e saj Halit Ergenç, duke rikujtuar gjithë vlerat e tij, profesionale dhe jo vetëm.