“Shyqyr që dole në Big Brother se do ngelje pa klikime”, Elgit Doda kapet keq me Meridianin në Instagram

Mbrëmë, gjatë spektaklit të Big Brother VIP, Meridian Ramçaj i tërhoqi “veshin” produksionit lidhur me informacionet që hyjnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Meridiani tha se duhet treguar kujdes me personat që hyjnë brenda shtëpisë, ndërsa përmendi 20 mijë lekshin e Romeos si mesazh për vëllain e tij binjak.

Menaxheri i marketingut i Vllaznisë përmendi dhe Elgit Dodën, duke nënkuptuar se mund t’i kenë dhënë informacione Donaldit. Ky koment ka sjellë reagimin e Elgitit, i cili ka shkruar me ironi në Instagramin e tij, edhe pse aktualisht është larg, me pushime bashkë me partneren e tij, Klea Huta.

“Kush ma përmendi emrin? Aha thashë kush ishte. Po vazhdoj pushimet pra”, ka shkruar këngëtari. Kundërpërgjigja e Meridianit ka qenë e shpejtë dhe ironizuese po aq sa e Elgitit.

“Aq i parëndësishëm jam, sa dhe kur përmend dikë pa dashje tërheq vëmendjen nga pushimet “luksoze”. Ore rroftë Big Brother për hitet se do kishim ngel pa klikime dhe pa pushime.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Meridiani ka etiketuar vazhdimisht Donaldin pasi e çoi në nominim. Ai e ka përjetuar shumë keq largimin nga Big Brother VIP. Duket se nuk e ka kaluar ende mllefin që ka grumbulluar në stomak.