Shtimi i rasteve me Covid-19, Policia e Shtetit merr masa drastike: Mos dilni nga shtëpia ose…

Rritja e shpejtë e të infektuarve me koronavirus nxit policinë e shtetit të intensifikojë masat për distancimin social, përdorimin e masave mbrojtëse dhe vetëkarantinimin e të infektuarve. Gjithashtu u kërkohet personave të infektuar të vetëkarantinohen në mënyrë të prerë. “Policia e Shtetit disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e të infektuarve me COVID-19, të cilat iu vihen në dispozicion të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë. Shërbimet e Policisë, në bazë të listave përkatëse, kanë telefonuar dhe kanë kontaktuar me secilin prej këtyre personave dhe u kanë kërkuar në mënyrë të prerë të mos dalin nga banesa, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm.”

Gjithashtu, krahas kontrollit të pandërprerë të personave të vetëkarantinuar, strukturat e Policisë vijojnë punën në terren, në bashkëpunim me Task Forcën, për monitorimin dhe kontrollin e çdo subjekti, institucioni apo njësie tregtare, për zbatimin e protokolleve të sigurisë të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.