“Shpresojmë që kjo periudhë të kalojë e të vish me ne siç kemi ëndërruar”, blogerja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Pak ditë më parë, blogerja e njohur Sara Karaj ndau me ndjekësit një periudhë jo të lehtë shëndetësore, kur iu desh të përfundonte në spital në ditët e fundit të shtatzënisë. Sot, ajo ka dhënë lajmin e bukur se vogëlushi Greg ka zbukuruar jetët e tyre.

“Pas një jave plot sfida dhe intensive, më në fund Greg iu bashkua familjes sonë.

Greg, na ke mrekulluar me forcën tënde! Ne jemi çdo moment me ty. Të tre! Uroj shumë që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt dhe të vish me ne, siç kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin.????

Ajo që dua të të siguroj është qe kur ti të bëhesh më mirë dhe i fortë, do të kesh vëllain dhe babin më të mirë në botë afër. Që do të të qëndrojnë pranë në çdo moment të bukur apo të vështirë. Ndërsa mua, ti e di, do më kesh gjithmonë si tek barku.❤️

Ne e nisëm këtë rrugëtim bashkë, më afër se kurrë dhe kështu do vazhdojë!

Faleminderit shumë për çdo mesazh apo përkujdesje që keni dhënë drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do të mund t’ia dilnim pa familjen tonë të madhe, që ka qenë gjithë kohës aty, për çdo gjë”, – shkruan blogerja.