Disa punonjës të një kompanie që merret me mbledhjen e hekurave, kanë gjetur rreth 20,000 paund pasi hapën një kasafortë të vjetër të cilën e kishin mbledhur për ta ricikluar.
Ata e gjetën kasafortën e vjetër në afërsi të Ipsëich, Angli, por ndërsa e hapën gjatën shumë e parave, të cilat më pas i dorëzuan në polici.
![](https://i0.wp.com/meganews.al/wp-content/uploads/2019/12/107554265_safe_cash2.jpg?w=618&ssl=1)
Këto para kanë qenë në zyrat e policisë prej muajit prill të këtij viti duke pritur pronarin e ligjshëm, por siç raporton BBC, tashmë ato do të dorëzohen për bamirësi pasi askush nuk i ka kërkuar.
David Dodds, drejtori i punonjësve që i gjetën, tha se do të bëhen dy bamirësi me këto para.
![](https://i0.wp.com/meganews.al/wp-content/uploads/2019/12/107548526_safe.jpg?w=618&ssl=1)
Paratë dyshohet se janë futur në atë kasafortë para shumë viteve, ndërsa mendohet se në zonën ku janë gjetur ka qenë një fabrikë e vjetër e cila thuhet se është shembur.