‘Shkes’ na paska hyrë ish-banori i BBV, Fifi në lidhje të re me ish-partnerin e Adrola Dushit

Teksa Fifi dhe Adis Patushi janë në fazën fillestare të lidhjes ku çdo detaj përbën lajm, interesim ngjallë edhe pjesa e nisjes së historisë, pjesë kjo për të cilën dihet pak në publik momentalisht. Gjithçka duket të ketë rrjedhur shumë shpejt por ndjekësit në rrjet janë të bindur se e kanë gjetur ‘kumbarin’ e këtij raporti.

Fjala është për ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledin. Pas daljes nga shtëpia më e famshme, Fifi dhe Kledi u shfaqën mjaft të afërt si miq në dalje, dreka e darka. Kjo me gjasë duket të ketë qenë periudha kur Fifi është njohur nga afër me Adisin, i cili është familjar i afërt i Kledit.

Kledi është shfaqur edhe mbrëmë në rrjete sociale me Fifin dhe Adisin duke paralajmëruar një sipërmarrje të re, klub lojërash elektronike, me gjasë nga dyshja.

Kujtojmë se Adisi është ish-partneri i modeles Adrola Dushi, me të cilën ka dhe një djalë. Vetë Adrola e ka pritur mirë këtë lajm, pasi i ka dhënë ‘like’ një postimi që fliste për lidhjen e re të ish-partnerit të saj me Fifin.