“Shihemi në gjyq”, “Shtrigë”, “Turp!” – Të gjitha debatet ku janë përfshirë të afërmit e banorëve të “Big Brother VIP”

Nuk kanë qenë të pakta rastet, ku konfliktet janë mbyllur brenda shtëpisë, por janë ndezur jashtë. Sa në studio televizive, me komente në rrjetet sociale, statuse, të afërmit e konkurentëve janë përfshirë në sherre që do të mbahen mend gjatë.

Natyrisht që ka pasur edhe nga ata që këto sherre kanë zgjedhur t’i bëjnë me ironi apo edhe me kërcënime për gjykata. Më poshtë po ju listojmë momentet më të nxehta nga të afërmit e banorëve të Big Brother.

Mami i Beatrix në mbështetje të çifti dhe një ironi për Bora Zemanin

Mami i Beatrix është ndër personazhet që më së shumti ka reaguar lidhur me ngjarjet që zhvilloheshin në Big Brother. Në ditët ku në rrjetet sociale ‘shpërthyen’ komentet për të bijën dhe Donaldin, ajo përfshiu në postimet e saj edhe Borën. Në postim thuhej se kolegët e Borës po mundohen ta nxjerrin keq Donaldin dhe se në ndjenjat e tij dhe të Trixës mund të dyshojnë vetëm personat që nuk e kanë përjetuar asnjëherë dashurinë.

Më tej ajo ka treguar mbështetjen e të bijës, kur sapo kishte nisur lidhjen me aktorin, brenda shtëpisë së Big Brother. ”Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa të thënë dhe të kemi ofenduar duke të prekur kështu në familjen tënde”, shkruante ajo.

Bashkëshortja e Ilirit kundra Oni Pustinës

Oni Pustina i çuditi të gjithë, me një koment, ose më saktë me akuzat për Ilir Shaqirin. Në një koment në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP”, ai ka akuzuar Ilirin se është përpjekur të minimizojë përpjekjet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali, madje sipas tij ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e tyre.

Madje, shkruan se Shaqiri “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut”, duke u bërë ditën e sotme temë diskutimi në mediat rozë. “Ka një jetë që xhelozon dhe bën intriga për çdo shqiptar të realizuar!” Komentuesit, veç faqes së “Big Brother VIP”, kanë komentuar edhe në foton e fundit të Onit në Instagram. Sakaq, lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe bashkëshortja e Ilirit, e cila ka komentuar, me keqardhje për faktin që balerini nuk mund të përgjigjet. “Hajde Oni, djalë i mirë. Keni arritur të merrni një artikull!!! Gjithsesi Iliri ishte në dasmën e Kledit dhe në pagëzimin e vajzës

Më duket se nuk të kam parë. Çfarë nuk bën për t’i bërë njerëzit të flasin. Kur ke pasur nevojë, të kemi pritur. Dhe ti e di këtë. Mjaft, të lutem. Sa turp.” Në një tjetër koment, Emanuela shkruan se “fatkqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë”, mesa duket referuar Onit. Kujtojmë se në nisje të këtij formati, Emanuela fluturoi nga Italia për t’i thënë bashkëshortit që ishte ndjerë keq kur kishte shpërndarë historinë e tradhëtisë së tij. Si dhe për ti lënë të kuptohej që shpesh herë ishte bërë xheloze për sjelljet e tij brenda shtëpisë.

Bojken Lako flet për Semin

Bojken Lako ka reaguar për herë të parë pas pjesëmarrjes së ish-partneres, Semi Jaupaj, në “Big Brother VIP”. Në një intervistë për “Top Albania Radio”, këngëtari ka treguar se nuk e ndjek këtë reality shoë.

“Për këtë temë nuk dua të flas shumë. Nuk e ndjek Big Brother dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast.

E kam përkrahun hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një shoë i tillë. Gjithçka ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë ate që do”, është shprehur ai. Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Semi ka rrëfyer se Bojken ka qenë dashuria e saj e parë dhe kanë mbetur miq të mirë edhe pas ndarjes.

Kritikat dhe ‘urdhërat’ e babait të Fifit

Gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP’, Fifi mori një surprizë që nuk e priste nga familja e saj. Në javët e para, kur ajo shfaqi dhe momentet e para të dobësisë, babai i saj erdhi në shtëpi, më shumë për ta këshilluar sesa për ta mbështetur. “Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë.

E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Nuk kisha lekë tu shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nxjerr dhe lek pi vorrit vetëm që atyne mos tu mungonte gjë.I ngjaj shumë të dyve, kom marr shumë nga ta”, u shpreh Fifi. Ndërkaq babai i tha se ajo çfarë po shihte nuk ishte Filloreta si ai e kishte edukuar dhe mësuar. Deklarata ndikoi shumë tek këngëtarja, e cila shpesh herë e përsëriste. Në media gjithashtu u përfol se ishte pikërisht babai i këngëtares që këmbnguli për ta nxjerrë të bijën nga loja.

Sherri ‘live’ mes Egzonës dhe Adriana Matoshit

Egzona dhe Adriana Matoshi kishin një përplasje të ashpër rreth Arjolës. Deklarata e moderatores ndezi debat në studio ku ishte e ftuar edhe shoqja e ngushtë e Arjolës, Adriana Matoshi. Kjo e fundit u shpreh se arsyeja pse shoqja e saj e ngushtë i ka mbajtur distancë është sepse Egzona ka qenë gjithë kohës afër aktorit Donald Veshaj.

Adriana: Jam habitur se nuk iu ka afruar Arjolës. Po të ishte afruar me Arjolën jam e sigurt se do ishte në shtëpi ende, jo me Donaldin, i cili e ka penalizuar. Jo pse Donaldi është sjellur keq, por e ka penalizuar. Ajo ka pasur periudhë të shkurtër brenda dhe mund të jepte shumë më shumë. E kam ditur që nuk është ashtu marrëdhënia e saj me të, se e njoh se është me një inteligjence të jashtëzakonshme por më ka penguar që Egzona e ka krijuar atë mendim për Arjolën. Një gjë që nuk më ka pëlqyer është kur Egzona tha që Arjola nuk mu afrua, dhe ajo sqaroi që kiste qenë në gjumë. Ndërkohë kur ndodhi rasti i Einxhel unë kam vënë re se Egzona nuk ishte aty.

Egzona: Unë arsyetoj faktin që Arjolën e ke shoqe të ngushtë. Përtej faktit që ju e shihni 24/7 ka gjëra që ju nuk i shihni. Në rastin e Einxhel na është kërkuar nga vëllai i madh që të shpërndaheshim dhe mos të shqetësonim shikuesit. Për sa i përket pjesës tjetër, unë e di që njerëzit mund të gabojnë në opinione dhe mendime. Unë i kam pyetur të gjithë jasht se si më ka pritur Arjola dhe jam befasuar pasi të gjithë më thanë që Arjola nuk më ka prityr mirë mua si banorët e tjerë. Për çdo gjë në shtëpi iu kam drejtuar Arjolës. Meqë e ke parë 24/7 a e ke parë ndonjëherë Arjolën që është ulur dhe është interesuar për mua?

Bora Zemani ‘fal’ Donaldin

Bora Zemani, zgjodhi të reagojë pak ditë pas lidhjes së ishit të saj me Beatrix. Në kulmin e debatit, moderatorja u tregua shumë e matur, duke lënë të kuptohej që nuk mbante mëri. “Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhjë edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë cfarë të dojë me jetën e tij, or mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, shkruajti Bora në Instagram.

Sherri me Donaldin, babai i Einxhel ‘kërcënon’ me gjyq

Einxhel Shkira javën e kaluar ka pasur një diskutim të ashpër më aktorin, Donald Veshaj. E gjithë kjo pasi ajo ka akuzuar vëllezërit Veshaj se nuk kanë nuk e kanë paguar për tre muaj dhe pas një aksidenti që kishte e kanë larguar për tre muaj. Një gjë të tillë e ka mohuar Donald Veshaj. Për këtë histori ka pasur reagime të shumta, ku së fundmi ka bërë një koment edhe babi i saj, Muzafer Shkira. Ai ka thënë se kërkon nga personat që kanë ngritur akuza ndaj vajzës së tij që të publikojnë dëshmitë financiare që ka qenë e punësuar në atë program.

Statusi i babait të Einxhel

“Lidhur me komente shumë të njëanshme jashtë debateve në BBV midis Einxhelit dhe banorit Donald, në lidhje me largimin nga puna apo moskorrektësinë e Einxhelit do doja të dija:

Kontratën e punës të firmosur nga të dyja palët me të gjitha kushtet që ajo përmban për rolin e saj në spektaklin e pretenduar dhe hapësirën e saj në ekranin e Vizion Plus TV. Oraret, kërkesat dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo e vulosur tek noteri. Si dhe pagën e punës së saj për aq kohë sa mendohej kohëzgjatja.

Dua të më tregojnë borderonë e financës ku i është dhënë rroga Einxhelit, të firmosur nga vet ajo.

Kërkoj nga subjekti apo produksioni i këtij spektakli apo zyra e personelit motivacionin zyrtar të largimit nga puna të firmosur nga të dyja palët. Përpara se këtë ta kërkoj nga institucionet financiare shtetërore që merren me këto punë.Debatet banale dhe pa vlerë të bëra në audiencën e BBC nuk mendoj se janë më të ashpra sesa një situatë e përsëritur nga këto subjekte në lidhje me produksionet e tyre. Korrektësia në punë gjithmonë është zyrtare dhe me kushte, aspak shoqërore dhe kafeneve. Pasi di prezencën time që dy binjakët kanë premtuar të tjera gjëra për angazhimin e Einxhelit pranë tyre – babai i Einxhelit”, ka shkruar Muzafer Shkira në InstaStory.

Meridiani shpërthen ndaj Arjolës

Edhe pse tani nodhet jashtë shtëpisë, ish-banori i “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj, nuk mund të rrijë pa komentuar vazhdimësinë e lojtarëve aty brenda. Këtë herë ai ka nxjerrë në qender të vëmendjes aktoren Arjola Demiri. Por, duket se më të i ka gjërat më personale, pasi e a sulmuar aktoren, përmes disa postimeve në rrjetet sociale.Kur ndodhej në Big Brother, Meridiani shprehu rezervat për aktoren, duke thënë se nuk e kishte pritur aq mirë, pasi jashtë kishin një raport miqësor. Aktorja ka komentuar deklaratën e tij me banorët, ku u shpreh se nuk është distancuar por ka qenë ai që nuk ka treguar afrimitet. Kjo nuk është pritur mirë nga ish banori, i cili ka shpërthyer me disa postime në Instastory.

“Ajo që nuk kuptoj dhe sinqerisht më ka befasuar është gjithë ky mllef sot pas kaq shumë kohë nga dikush që më quan “MIK”.Kisha vendosur të heshtja deri në fund të lojës së saj dhe do e bëj por disa të vërteta më duhet të them dy fjalë.Unë jashtë me ty nuk jam as 1 % ndryshe se ai që të solli varësen e vajzës sekret. Unë nuk jam distancuar, e ke bërë ti dhe kjo ka bërë përshtypje tek të gjithë dhe nëse kujton dhe tek opinionistët të kanë pyetur pse. Nuk nuk kemi shoqëri të konsoliduar, kemi rreth një vit që njihemi prej një personi të tretë.Nuk njihesh as me mua, aq më pak me partneren time nga A tek Zh siç ke deklaruar. Por për faktin që më ke quajtur MIK të lashë ta thoje për respekt e se të besova dhe të kam quajtur dhe unë mike.

Jashtë je TI ajo që je shumë ndryshe!Sërish një gënjeshtër, ne nuk kemi ngrënë e pirë e kemi ndenjur non stop për 3 vite pasi kemi vetëm rreth një vit që njihemi prej një miku tjetër dhe po kemi ngrënë disa dreka, darka që kanë filluar tek miqtë e mi dhe e ftuar ke qenë ti.”, ka shkruar mes të tjerash Meridian. Ndërsa ka lënë të kuptohet se shumë sekrete të tjera ka për të treguar rreth Arjolës.

“Shtrigë”/ Mami Beniadës kundra Einxhel

Pas debatit të bujshëm Einxhel-Donald, Beniada, e cila ka një shoqëri disi më të ngushtë me Einxhel, ka vijuar të qëndrojë me të dy dhe të jetë asnjëanëse në këtë debat.Ky qëndrim i saj është komentuar jo pak nga Einxhel, Arjola dhe Iliri, gjë që duket se nuk është pritur mirë nga nëna e Beniadës, Linda Jakic.

Presioni që Einxhel ka ushtruar ndaj Beniadës nuk i ka pëlqyer aspak mamasë së modeles e cila ka reaguar ashpër. Në një video të shpërndarë në faqen e “Big Brother VIP” në Instagram ku Beniada i thotë Arjolës dhe Einxhelit “jeni bërë si dy shtriga” (pasi këto të fundit ironizojnë Monikën e cila flet me Donaldin), Linda Jakic bie dakord.