Sherr mes vajzave/ 19-vjeçarja kap me grushte dhe shkelma gjimnazisten

Një 19-vjeçare është vënë nën hetim nga policia e Fierit për shkak se akuzohet se ka rrahur një tjetër vajzë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen S. G., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një shtetase 16 vjeçe.