Semi Jaupaj iu rikthye festivaleve dhe prezantoi këngën e saj pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, dje. Për këtë rikthim, ajo zgjodhi këngën “Jetike” me muzikë dhe tekst të Flori Mumajesit. E pyetur se çfarë është jetike për të, nisur nga titulli i këngës, Semi tha pa u menduar aspak se është dashuria. Dhe meqë ra fjala te dashuria, sigurisht që mendja të gjithëve na shkoi te Bojken Lako, me të cilin ajo e ka zyrtarizuar lidhjen prej vitesh.
E pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë: “A je akoma me Bojkenin?” Semi dha një përgjigje që krijoi shumë konfuzion. “Bojkeni është dhe do ngelet një mik imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithë jetës respekt për të.”
“Jo dashuri?” u pyet sërish nga Gjebrea.
“Kaq!” ia ktheu ajo duke qeshur dhe e sikletosur.
“Nuk është më dashuri?” u pyet përsëri.
“Është një njeri shumë i afërt imi dhe kështu do të jetë gjithmonë. Një mik i imi”, tha ajo.
“Nuk do të thuash më tepër. Domethënë mori fund?”
“Jo, s’kam më gjë për të thënë”, -e mbylli Semi.
Me pak fjalë, gjithçka është e qartë.