Saimiri i ‘Love Story’ tregon emrin e vajzës që e pëlqeu me shikim të parë: Të bën për vete me një buzëqeshje

Gjatë intervistës për programin “Daily Love Story”, Saimiri foli më gjatë për ndjesitë e tij në këtë reality show, por edhe për pëlqimet ndaj vajzave. Ndërkohë që spektakli po shkon drejt fundit, Saimiri nuk rezervohet të tregojë më tepër për ndjenjat e tij dhe raportet me vajzat. Madje, ai ka thënë për herë të parë emrin e vajzës që ka pëlqyer me shikim të parë.

“Ishin shumë emocione natën e parë, sepse unë nuk i kisha parë vajzat, ato më kishin parë mua. Kisha kuriozitet t’i shikoja, por nuk m’i tregonin. Kur erdhën u prezantuan një nga një, ishte momenti më i bukur. Për Merin kam pasur një pëlqim që natën e parë, edhe te nata e trëndafilave. Është edhe e thjeshtë, edhe elegante… me një buzëqeshje që të bën për vete”, -ka thënë Saimiri.

Saimiri foli edhe për puthjet, por kësaj radhe për ato që nuk janë dhënë.

“Kur një vajzë nuk jep puthje do të thotë që nuk është gati, nuk e ndjen dhe e respektoj këtë gjë. Është edhe presioni i njerëzve dhe kamerave, sepse vajzat kur shohin komentet negative, sigurisht që kanë frikë dhe stepen nga kjo gjë. Por unë dua që të jenë më shumë vetvetja, sepse sido që të jesh, do kesh gjithmonë njerëz pro dhe kundër”, -është shprehur ai.

I pyetur nga gazetarja Eva Huli nëse do të ishte një nga konkurrentët, në rast se Love Story do të ishte bërë me një vajzë dhe 18 djem, ai është përgjigjur se po t’i pëlqente shumë vajza do të kishte hyrë në program dhe do të kishte fituar, pasi ka shumë besim te vetja.