Saturday , April 26 2025

Sa të bukur që janë/ Yjet e kinematografisë turke konfirmojnë lidhjen e dashurisë

Hande Erçel dhe Kerem Bursin kanë qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për faktin se janë aktorët kryesorë në serialin e famshëm “Sen Çal Kapimi”, por gjithashtu sepse vazhdimisht janë përfolur se kanë nisur një romancë mes tyre. Megjithëse dyshja ka mohuar vazhdimisht këto thashetheme, veprimet e tyre të fundit i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Me përfundimin e sezonit të parë të telenovelës, dyshja ka udhëtuar drejt Maldiveve. Kerem dhe Hande kanë publikuar foto nga i njëjti vend dhe mesa duket se po i kalojnë pushimet vetëm me njëri-tjetrin. “Arratisja” e aktorëve drejt vendit romantik ka bërë që fansat të mendojnë se janë të gatshëm të pranojnë lidhjen e tyre për botën.

Për më tepër, disa ditë më parë, dyshja u panë gjithashtu në një palestër së bashku. Çifti, i cili preferoi të mos iu përgjigjej spekulimeve rreth tyre si zakonisht, kësaj here i la derën hapur thashethemeve për një lidhje të mundshme.