Eugena Tomini në një intervistë për ABC, ka theksuar që deri në ardhjen e festave kemi ende shumë kohë përpara dhe se ky fundvit, duhet të festohet ngushtë, pra brenda familjes. Ndërsa u pyet në lidhje me imunitetin e masës, ajo u shpreh se jemi ende shumë larg këtij stadi. “Është e vështirë të themi nëse e kemi arritur një imunitet të tufës. Jemi akoma larg. Masat e kombinuara, shpresa e një vaksinë, të gjitha bashkë mund të sjellin imunizimin.”
Gjithashtu ajo është pyetur edhe në lidhje me denoncimin e bërë nga Partia Demokratike për fshehjen e shifrave të viktimmmave nga Covid-19.
“Unë si specialiste e sëmundjeve infektive në shëndetin publik, nuk do t’i jepja ngjyra politike situatës. Personalisht, jo vetëm në emër të bluzës së bardhë që unë mbaj, çdo mjek e ka detyrimin që të përballet edhe me vdekjen. Nuk do ta politizoja këtë lloj elementi. Është tepër kritike edhe për familjarët e atyre që kanë humbur jetën. Mosdeklarimi do peshonte mes familjarëve të atyre që kanë vdekur dhe tek bluzat e bardha.”
Kujtojmë se sot nis aplikimi i testeve të shpejta për pacientt të cilët përjetojnë simptomat e koronavirusit. Ky test i shpejtë i antigenit, nuk ndryshon si procedurë nga testi PCR ku bëhet tamponi. Ndryshimi qëndron tek rezultati, i cili del për 30 minuta.