Sa bukur; Këngëtarja shqiptare surprizon në mes të emisionit Rudina Magjistarin (FOTO)

Pasditen e djeshme në studion e Rudina Magjistarit ishte e ftuar këngëtarja Ester Hoxha. Edhe pse është shkëputur prej vitesh nga muzika, të gjithë i mbajnë mend sytë e bukur të Esterit dhe zërin e ëmbël. Pas disa debutimeve që bëri në disa prej garave muzikore në Shqipëri kur ishte ende mjaft e re, Esteri e la shpejt këngën për t’iu përkushtuar profesionit të saj si ekonomiste. Aktualisht ajo është pjesë e sistemit bankar në Amerikë, por thotë se kënga është “një ëndërr e ndërprerë në mes”.

Por fotot nga karriera e saj Esteri i ka ruajtur me fanatizëm dhe në mesin e tyre ishte edhe një me Rudina Magjistarin, e cila u emocionua shumë.

“Pikërisht në këtë periudhë pak a shumë, pas këtij festivali (Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve), Esteri ka bërë edhe një foto, me një personazh shumë të njohur shqiptar, që e keni parasysh në këtë moment…. Kur ma solli foton, nuk po e besoja. Ja ku jemi këtu me Esterin. Unë, sigurisht nuk e mbaj mend Ester këtë foto, por sa mirë që e paske ruajtur. Nga skenografia, kuptoj se duhet të jetë edicioni i parë i Maratonës së Këngës Popullore, skenografi modeste, ose ndoshta Porta e Fatit…”, – tha Rudina për foton në të cilën Ester kishte dalë bashkë me të.

“Unë nuk e mbaj mend me saktësi se çfarë ka qenë, por mbaj mend që i thosha mamit…ti për mua ishe një kukull Barbie… sepse ishe bionde. Dhe i thosha mamit, foto, foto, foto, dua foto“, kujton Ester.

Ajo ka qenë vetëm 7 vjeç kur është shkrepur kjo foto, madje nuk ka qenë duke performuar në atë spektakël.

“Po ja, këto janë shenja të vogla që kanë treguar gjithmonë dashurinë tënde për skenën dhe do të ishe bërë një artiste e madhe po të kishe vazhduar këtu, por gjithsesi mos e ki peng, se e ke provuar dhe e ke shijuar skenën dhe aty e ke”, – ia ktheu Rudina këngëtares.