Rudina Dembacaj: “Nuk më ka ndodhur asnjëherë të takoj një mashkull mbi 3 herë dhe mos dojë të më marrë për grua”

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar këtë të dielë në “E diell” ku ndër të tjera ka folur dhe për lidhjen e saj të dashurisë me ish-deputetin, Mark Frroku.

Moderatorja rrëfeu në intervistë se momenti kur e kuptoi që ndjente diçka për partnerin e saj, ka qenë pas takimive të para, përpara se të vinte re se dhe Frroku ndjehej njësoj për të. Ajo tha se i pëlqen shumë mënyra se si ai kërcen dhe kur shkojnë si çift në kërcim, në të përditshmen e tyre shkojnë akoma më shumë.

Rudina gjithashtu foli për komentet në rrjetet sociale. Ajo zbuloi se dy ditët e para, pasi publikoi në Instagram fotot me Markun, është ndjerë e stresuar nga ajo që ndjekësit komentonin, madje mendoi që të merrte dhe qetësues për të ngadalësuar rrahjet e zemrës. Megjithatë në fund vendosi që të buzëqeshte sepse fundja kishte bërë atë që donte dhe nuk kishte arsye për t´u ndjerë keq. Po ashtu ajo i ktheu dhe një përgjigje për herë të parë, atyre që përsërisin pyetjen: ”Si e le mekanikun për ish-deputetin?

Ndërkohë për sa i përket planeve të martesës, moderatorja tha se ende nuk e kanë diskutuar.  ”Nuk ka ndodhur asnjëherë të takoj një mashkull mbi 3 herë dhe mos dojë të më marrë për grua”- tha Rudina,  pra e sigurtë që ekziston dëshira për dasëm, nga partneri të paktën, ndërkohë që shtoi se këtë herë nuk do e ndërrojë më atë që ka në krah, duke e shoqëruar dhe me batutën: ”Kështu shpresoj të paktën, mos më zini besë.

Në fund, për të një gjë është e sigurtë, që cilindo të ketë në krah, nuk do të ndryshojë dhe do jetë Rudina që kemi njohur çdo herë. /News31.al