Rikthehet në ekran pas shkëputjes, Xhemi Shehu reagon për herë të parë për “Festivalin e Këngës”

Xhemi Shehu u bë kryefjalë e mediave në 2020 kur lajmëroi tërheqjen nga ekrani. Moderatorja mori një pushim nga televizioni duke mos ardhur me asnjë projekt të ri.

Mirëpo, pas rreth një viti nga shkëputja ajo do ngjitet në skenën e “Fetivalit të Fundvitit”. Ku do moderojë së bashku me Jonidën, Islin dhe Kelvin.

Ditën e sotme, Xhemi ishte e ftuar në “Pardon my French” në Top Albania Radio. Ku u shpreh tepër e lumtur dhe e emocionuar për eksperiencën e re.

Moderatorja zbuloi se kjo nuk është ftesa e parë që ka marrë për të prezantuar “Festivalin e Këngës”. Pasi ftesa i është bërë edhe herë të tjera, por për disa rrethana të ndryshme, nuk është pranuar prej saj.

“Ftesa më ka ardhur dhe herë të tjera. Një herë kam qenë duke lindur, një herë më thanë që kemi dashur të të marrim…” Megjithatë, Xhemi tha se ftesën për të prezantuar këtë Festival kaq të rëndësishëm e ka pritur me shumë entuziazëm dhe emocione.

“U gëzova shumë, ka kohë që më ka ardhur si ftesë… Me atë jam rritur, dikur mezi e prisja…” Xhemi nuk dëshiroi të zbulonte shumë detaje, duke dashur t’i lëjë surprizë. Megjithatë, tha se nuk do të ketë rolin e një “showgirl”, por do t’i përmbahet skenarit, ndonëse do jetë shumë larg klasikes.