Ribashkimi me Donald Veshaj, Dalina Buzi zbulon reagimin e Bora Zemanit

Ribashkimi i Bora Zemanit dhe Donald Veshaj në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiti mori gjerësisht vëmendjen e shtypit rozë.

Në pamjet që u publikuan gjerësisht në mediat sociale ata shiheshin në një tavolinë të përbashkët teksa aktori i ndizte cigaren moderatores.

Kaq mjaftoi që e gjitha të shikohej si një ribashkim i tyre. Dalina Buzi ka deklaruar se dyshja është gjendur rastësisht në të njëjtën tavolinë. Në “Goca dhe Gra”, ajo tha se të gjithë figurat e “Top channel” ishin në një tavolinë dhe mes tyre edhe Bora me Donaldin.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara, Lori, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Se çfarë ka ndodhur më parë ose pas festës nuk e di”.- u shpreh Dalina.

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrin vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht.

Aktori në reagimin e tij të parë për jetën personale në rrjetet sociale la të kuptohej se ai po tentonte të rikthehej me prezantuesen, ndërsa ka mbyllur gjërat me Beatrix. “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet.”-shprehej aktori.

Nje koment

  1. Pingback: 3domains