Rezarta Shkurta lë pas mëritë e vjetra dhe publikon foton e bashkëshortit me të birin që ka nga martesa e pare (Foto)

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha përveç Herës është edhe baba i një djali me emrin Rei, i cili ka ardhur më jetë nga martesa e parë e Hoxhës me ish-misin Sonila Çaushaj. Kjo e fundit është divorcuar nga nipi i ish-diktatorit 15 vjet më parë.

Së fundmi Rei i është bashkuar familjes së re të babait të tij duke kaluar disa ditë pushimë në Dubai. Rezarta Shkurta, tashmë partnerja e Ermalit ka ndarë disa foto të tij në Instagram për herë të parë. Ajo ka publikuar një foto të Ermalit me djalin e tij që është 22 vjeç dhe duket më shumë si shoku i tij.

Duket se disa përplasje që janë diskutuar më parë mes Rezarta Shkurtës dhe ish partneres së Ermal Hoxhës janë qetesuar dhe tani djali i tij është pjesë e familjes.

Rezarta poston shpesh video dhe foto të “nxehta” me bashkëshortin e saj. Nga lidhja e tyre e gjatë kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Hera.

Shkurta, e cila numëron më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram, ndodhet me pushime në ishujt Maldive. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, kanë zgjedhur që një pjesë të dimrit të kalojnë nën temperatura të larta e vend ekzotik.