Rama i prerë për Ahmetajn: Familja jonë nuk mban mbi shpinë ata që fryjnë xhepat me anë të pushtetit

I prerë ka qenë kryeministri Edi Rama me një mesazh të fortë, të thellë e të qartë fillimisht për reformën në drejtësi dhe për gjykimin e ish zv kryeministrit Arben Ahmetajt, ish numrit dy të qeverisë së tij. Rama tha se para ligjit PS nuk mbron askënd, asnjë që fryn xhepin me buxhetin e shtetit.

“Sot ne votuam një kërkesë të SPAK, ishte një tjetër test për ne. Si nismëtarët e Reformës në Drejtësi kush më ka dëgjuar qysh në krye të herës e ka ditur se e kam kërkuar me ngulm këtë gjë. E kam menduar shumë mirë çfarë flas dhe kam menduar shumë mirë ç’kam thënë.Kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të gjunjëzuar para dikujt në pushtet, një kulturë që Shqipëria e ka pasur qysh në krijimin e vetë.

Që kur e kemi bërë këtë reformë nuk kishte ndodhur kurrë. Kur një njeri me pushtet është dënuar si ish kryeministri fatos Nano ishte rasti i fundit i traditës shqiptare e burgosjes së kundërshtarit politik.Diktatura ishte shëmbëlltyra e drejtësisë sipas oreksit të të parit. Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit si paraardhësit e mi, jam përpjekur pa pushim që ta miratoj atë, edhe pse ka pasur kosto dhe kur ndodh kur ajo funksionon në ndonjë formë jo fort bindëse.

Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe para atyre, unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon me këtë besim duke thyer mandatin e votuesve tanë dhe të besimit tim me një mundësi për të fryrë xhepin me anë të pushtetit.Unë jam gati të mbaj pa asnjë ankim, baltën pa ankim që kundërshtarët që më hedhin në surrat e në gjoks prej vitesh.

Por nuk kam qenë, nuk jam e nuk do të jem kurrë gati të mbaj mbi shpinën e partisë socialiste askënd që e kujton shpinën e madhe të familjes sonë politike, kurrizin e një kali.”- tha Rama.