Presidenti rus Vladimir Putin në një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz tha se “Rusia është e hapur për dialog me palën ukrainase, si dhe me të gjithë ata që duan paqen në Ukrainë. Por me kusht që të plotësohen të gjitha kërkesat ruse“.
Putin akuzoi se në Ukrainë, “po shohim gjithnjë e më shumë persona nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militantë nga Kosova dhe madje edhe persona me në Siri”. Presidenti rus Vladimir Putin shprehu “shpresën” se Kievi “është i arsyeshëm” në raundin e tretë të negociatave. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass.
Presidenti Putin përsëriti se “Gjatë operacionit të saj special, rusët po marrin të gjitha masat e mundshme për të shpëtuar jetën e civilëve dhe raportet e qyteteve të tjera të mëdha janë propagandë e rreme e madhe“.
Në datë 18 shkurt, përpara nisjes ishte shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov që në një intervistë për “Russia Today” akuzoi NATO-n dhe Perëndimin se po merr persona nga Shqipëria, Kosova e Bosnja për të mbrojtur Ukrainën.
Sipas tij, në Ballkanin Perëndimor janë situata të nxitura nga SHBA. Janë këta të fundit që bëjnë skenaret e tyre për të sjellë situata të pakëndshme.