Puthje e përqafime në club, zbulohet partneri i ri i Eneda Tarifës. Emri

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i dha fund lidhjes së saj me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas 18 vitesh. Ata janë gjithashtu prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aria.

Mirëpo, duket se Eneda nuk është më ‘single’, pasi së fundmi është shfaqur në krahët e një djali. Bëhet fjalë për basketbollistin Gent Lasku.

Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal nate, ndërsa herë të tjera duke pirë verë së bashku.