Pse po vɗesin shqiptarët? Publikohen të dhënat alarmante: Ja cili është shkaku kryesor!

Shqipëria renditet ndër shtetet e Europës që ka nivelin më të ulët të vɗekjeve në raport me popullsinë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT. Me 744 vɗekje për 100 mijë banorë për vitin 2017, Shqipëria renditet me vɗekshmërinë më të ulët nga shtetet e Europës (mungojnë të dhënat për Kosovën, Maqedoninë e Bosnjën) dhe gati sa gjysma e shtetit me vɗekje më të larta në Europë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, me 1,631 vɗekje për 100,000 banorë, Bullgaria kishte nivelin më të lartë të vɗekjeve në BE në 2017. Ajo u pasua nga Rumania (1,488), Letonia (1,485), Hungaria (1,470) dhe Lituania (1,418).

Në fund të listës, renditen Zvicra dhe Spanja, me përkatësisht 824 dhe 844 vɗekje për 100 mijë banorë.

Nga shtetet e rajonit, Serbia renditet e dyta në Europë, për nga niveli i lartë i vɗekjeve, me 1,611 vɗekje për 100 mijë banorë.

Lidhur me shkaqet e vɗekjeve, në vitin 2017, sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut ishin shkaku kryesor i vɗekjeve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç në Danimarkë, Irlandë, Francë (të dhëna 2016) dhe Holandë ku ishte kánceri që mori më shumë jetë njerëzish.

Ndër shtetet anëtare të BE-së, përqindja më e lartë e vɗekjeve për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut është vërejtur në Bullgari (66%) dhe më e ulëta në Danimarkë (23%), ndërsa përqindja më e lartë e vɗekjeve për shkak të káncerit është vërejtur në Slloveni ( 32%) dhe pjesa më e ulët në Bullgari (16%).

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kánceret së bashku përfaqësuan më shumë se gjysmën e shkaqeve të vɗekjeve, duke filluar nga 52% në Francë (të dhënat 2016) deri në 82% në Bullgari. Pas këtyre dy sëmundjeve, shkaku i tretë kryesor i vɗekjes në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së ishin sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes.

Edhe në Shqipëri, tendenca është si në pjesën më të madhe të Europës, ku sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vɗekjeve, me më shumë se gjysmën e totalit. Në vitin 2017, sipas INSTAT, vɗekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut”, përbëjnë 53,7 % të vɗekjeve gjithsej. Brenda këtij grupi, përqindjen më të lartë e zë vɗekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 32,6 % dhe “Sëmundje kronike të zemrës” me 26,3 %.

Vɗekjet nga grupsëmundja “Tumore” zënë 16,4 % të vɗekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vɗekjeve të shkaktuara. Niveli i vɗekshmërisë për këtë grup-sëmundje është 12,7 për 10 mijë banorë dhe ka një rritje prej 2,0 %,krahasuar me vitin 2016. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarjes”, me 33,5 %.

Nga zemra dhe tumoret ndodhin rreth 70% e vɗekjeve në vend.

Në vitin 2017 është shënuar dhe niveli më i lartë i vɗekjeve në vend. Të dhënat e tjera të INSTAT bëjnë të ditur se ky tregues u ul në 2019-n. Gjithsej në vitin 2017 humbën jetën në vend rreth 22.3 mijë persona, ndërsa në 2019-n rreth 21.9 mijë, duke bërë që norma e vɗekshmërisë për 2019-n të zbresë në 768,6 vɗekje për 100 mijë banorë (nga 744 në 2017-n)./monitor