Prrenjas, Makina del nga rruga, humb jetën 34-vjeçari

Një i ri 34 vjeçar, mëngjesin e sotëm ka humbur jetën në një aksident në Prrenjas, në fshatin Dritaj. Shtetasi me iniciale I.D, 34 vjeç ishte duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, e cila rezultuar fattale për të.

34 vjeçari, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.