Ka qenë një ditë e veçantë e sotmja edhe për “Love Story”. Tani që spektakli ka ardhur pothuaj në fund të tij dhe mbetet vetëm zgjedhja përfundimtare e Saimirit. Nesër mbrëma, nga spektakli do të largohet edhe njëra nga tri vajzat e mbetura për të fituar zemrën e princit të famshëm, por njëkohësisht edhe do të zbulohet se si e ka kaluar Saimiri Shën Valentinin e këtij viti.

Dëbora dhe festa e dashurisë nuk ka kaluar pa vëmendje edhe në shtëpinë me zjarrin e ndezur. Saimiri ka zgjedhur njërën vajzë për një takim sot, ka marrë dhe ka dhënë ndonjë dhuratë apo ka zgjedhur ta kalojë festën me një takim me të tria vajzat?

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.