Po ju a dukeni kaq elegante sa Grida Duma kur jeni me pushime? Fotoja e saj e fundit na la pa fjalë

Ajo është pa dikutim një nga figurat më të rëndësishme të Partistë Demokratike, një zë i fuqishëm që nuk mungon kurrë në panelet televizive në vend, e jo domosodoshmërisht kur bëhet fjalë për politikën.

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar në daljet e saj televizive, ku bie në sy për stilin e veçantë, hijeshinë dhe tiparet e ëmbla të fytyrës prej mesdhetareje, por ish-deputetja duket po aq joshëse edhe gjatë pushimeve.  Anëtarja e Partisë Demokratike po shijon verën dhe si rrallëherë ka vendosur që të ndajë një foto nga pushimet duke pozuar me mbesën e saj.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte veshja e saj aq elegante në ngjyrat e tokës. Grida ka kombinuar në mënyrë harmonike një kapelë kashte, syzet e diellit dhe tunikën.