Po fiton popullaritet të madh/ Efi i merr vendin e punës, Bora Zemanit?

Rikthimi i Bora Zemanit në “Përputhen” dukej si një thirrje e dëshpëruar pas largimit të Ori Nebijajt në postin e deputetes në Parlamentin Shqiptar.

Por mesa duket “Përputhen” do të ketë të njëjtin fat si “Pasdite në Top Channel” (derisa të mbyllet fare) dhe moderimit të Bora Zemanit po i vjen fundi. shkruan Kryefjala.

Burime pranë Top-Channel bëjnë me dije se zëvendësuesja e saj është gati në listë, edhe ajo është brune, shumë simpatike dhe shumë më dinamike se Bora.

Dhe e dini për kë e kemi fjalën?! Për Efi Dhedhes një ish-përputhëse dhe tashmë një prej figurave më të pëlqyera të “Big Brother Vip”.Efi bie në sy për diksionin e saj por dhe për përballjet e zja rrta që mund të krijojë në show.

Pas daljes nga Big Brother popullariteti i saj u rrit ndjeshëm edhe në rrjetet sociale, duke i kaluar 100 mijë ndjekësit brenda një nate situatë që të kujton pak popullaritetin e një viti më parë të Bora Zemanit…, shkruan Kryefjala.

Mesa duket fenomemi Efi sapo ka nisur të spikase dhe ky eshte momenti i saj. Te reja te tjera pritet te mesojme ditet ne vijim, por eshte e sigurt qe Efi do jete pjese e Top Channel.