Plas sherri/ Të rinjtë përleshen me njërin tjetrin, nxjerrin thikat por…

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë. Disa persona janë përleshur midis tyre, madje kanë nxjerrë dhe thikat, por fatmirësisht nuk janë përdorur.

Një person zbret nga një makinë e zezë së bashku me disa persona të tjerë dhe nis të ofendojë një person tjetër. Më pas ai i afrohet personit tjetër dhe nis ta godasë me grushte. Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri, ndërkohë që personi që shan dëgjohet duke e kërcënuar personin tjetër duke i thënë “do të vras”.

“Pershendetje JOQ! Ka ndodhur mbremjen e sotme ne Astir, u nxorren dhe thikat por fatmiresisht nuk u perdoren. Detajet nuk i dime por kemi kapur videon pak me vonese se nese do e kishim kapur me pare do kishim filmuar dhe momentet kur ata u zune me grushte dhe disa persona mbeten te shtrire ne toke“, është shprehur dëshmitari për JOQ.