“Plas” keq në Librazhd/ E reja rreh burrin dhe kunatin

Policia ka proceduar penalisht tre shtetas, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Shtetasja E.K, është përplasur fizikisht me burrin e saj dhe ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G.K.

“-E. K., 28 vjeçe dhe A. K., 29 vjeç (burrë dhe grua), banues në fshatin Dardhë, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G. K”, njofton policia. / CNA.al