Foto Arkiva

Përrenjas; Makina merr flakë në lëvizje, ja dyshimet e para të policisë

 Policia lajmëron se një makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje, në aksin rrugor Qafë Thanë – Përrenjas. Sipas policisë, dyshohet se zjarri është aksidental. Në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, dhe si pasojë është djegur plotësisht mjeti.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, dhe si pasojë është djegur plotësisht mjeti.

Nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.