Jennifer Aniston dhe Brad Pitt morën vëmendjen e medieve rozë pas takimit të tyre në SAG Awards disa muaj më parë. Çifti u duk mjaft i afërt dhe madje u fotografuan dhe duke u kapur prej dore, por dyshimet i shtoi mënyra si Aniston vështronte Pitt në momentin që ai u vlerësua me çmim.
Dyshimet u shuan dhe kjo temë thuajse u harrua, ndërsa deklarata e fundit që Jennifer ka bërë i ka habitur të gjithë. Në një intervistë të dhënë së fundmi me “Access Hollywood”, ajo u pyet për ngjarjet më të preferuara gjatë jetës dhe përgjigja ishte e papritur për të gjithë. Aktorja përmendi ish-bashkëshortin, Brad Pitt, për të cilin tha se ishte fantastik.
Vitet e fundit Pitt ka qenë i përfshirë në akµzat që Angelina Jolie ka pretenduar ndaj tij, ku së fundi bëri publike dëshminë në gjyqin e div0rcit ku shprehej se aktori kishte ushtruar dhµnë në familje. Prandaj kjo periudhë ka qenë e vështirë për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.
“Kur akµzat për dhµnë në familje u bënë publike, Jennifer telefonoi menjëherë Brad. Ajo dëshironte t’i bënte të ditur se do ishte pranë tij, nuk ka rëndësi se çfarë dhe i ka thënë se do të paraqitet në gjykatë nëse do të jetë e nevojshme. Brad është shkatërruar nga akµzat e Angelinas, ndihet i humbur. Fjalët inkurajuese të Jennifer dhe mbështetja kanë ardhur në një kohë kaq të trazuar në jetën e tij”, ka thënë një burim për “Heat”.