“O qeros i …, je i lumtur tani”, fansat “masakrojnë” me mesazhe Salsanon, aktori i publikon në Instagram (FOTO)

Big Brother VIP ka mbajtur dje natën gjysmëfinale. Veç emocioneve pati dhe një situatë tjetër që u diskutua jo pak, e që lidhej me praninë në shtëpinë më të përfolur të momentit të miqve të ngushtë të banorëve.

Batuta e Ermalit dy netë më parë se do marrë në film Borën dhe Ilirin u pasua nga një tjetër batutë e Salsanos. Aktori i tha me humor Donaldit se në këtë film ky i fundit do të vrasë Borën dhe padashje dhe Beatrix.

Këto batuta u shfaqën dhe dje në mbrëmjen gjysmëfinale dhe produksioni njoftoi se Triksa kishte vendosur të mos merrte pjesë për shkak se ishte prekur nga situata e krijuar.

Fansat e saj dhe të Donaldit, i cili u mërzit sepse priste që partnerja e tij të futej në shtëpi për ta takuar, kanë shpërthyer në ofendime e mallkime ndaj Ermalit dhe Salsanos. I pari reagoi në mëngjes përmes një video-mesazhi, ndërsa i dyti ka vendosur të publikojë mesazhet ofenduese drejtuar atij dhe familjes.

Gjuha është e rëndë dhe absolutisht e dënueshme sepse batutat ishin në kornizën e një emisioni televiziv dhe së dyti kërcënimet dhe ofendimet drejtuar aktorit të humorit janë tepër të rënda.