Nxirja si pasojë e Covid-19? Ja si përgjigjet kryebashkiaku Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës një ditë më parë dha lajmin se kishte arritur të fitonte betejën me koronavirus, se bashku me bashkëshorten dhe djalin. Veliaj u shfaq i nxirë në fytyrë dhe kjo ka mjaftuar për të ‘plasur furtuna’ në rrjetet sociale, ku të gjithë ishin kuriozë se ku ishte nxirë në një kohë që qëndronte në karantinë.

Gjatë një interviste për ‘Top Channel’ ai është pyetur nga gazetari Muhamed Veliu lidhur me këtë.

“Pse jeni nxirë ka një kuriozitet nga qytetarët, mos është e nxira pasojë e Covid-19?” e ka pyetur gazetari. Ndërsa kryebashkiaku është përgjigjur se ka qëndruar në ballkon dhe ka lexuar libra gjatë 2 jave e gjysmë që ka qëndruar në karantinë.

“Jo nuk është një nga simptomat, kur ke 2 javë e gjysmë në shtëpi, ballkoni, ka qenë një lloj ajrosje pasi Covid është një lloj ‘arrest shtëpie’ dhe e vetmja mundësi për ajrosje është të dalësh në ballkon  të lexosh libra”, tha Veliaj.