Numërimi i kandidatëve/ Tërhiqen numëruesit e PD në Librazhd

Ka filluar paraditen e sotme numërimi i kandidatëve në Bashkinë Librazhd. Në kutitë e para të numëruara për Partinë Demokratike kryeson numri 3 Lefter Geshtenja ndërsa në Partinë Socialiste kryeson numri 8, Taulant Balla.

Ndërkohë bëhet me dije se janë tërhequr nga numërimi I votave për kandidatë, numëruesit e caktuar nga partia demokratike. Sipas burimeve të elbasaniplus numëruesit nuk kanë dhënë asnjë arsye për këtë veprim.

Në Librazhd që prej mëngjesit numëruesit e PD kanë shkaktuar vonesë deri në momentin që u tërhoqën.

Kjo shkakton një vonesë të pazakontë dhe të pakuptimtë pasi tanimë numërimi për subjektet politike ka përfunduar dhe kanë mbetur pa numëruar vetëm votat e kandidatëve.