“Nuk jam e mbyllur për një martesë të dytë”; Pas përfundimit të lidhjes 18 vjeçare, Eneda Tarifa habit me deklaratën e fundit

Eneda Tarifa ka qenë e ftuar në puntatën e fundit të ‘Shiko Kush Luan’, ku i është përgjigjur me sportivitet pyetjeve të drejtuara gjatë lojës në emision. Mirëpo vëmendjen e publikut artistja e mori duke folur për çështjet e zemrës. E pyetur gjatë një sfide për jetën private dhe martesën, Tarifa u shpreh e hapur për tu martuar sërish, kjo pas përfundimit të një marrëdhënieje 18 vjeçare me ish bashkëshortin e saj, Erjon Zaloshnja.

Eneda ti je tashmë një mami beqare, por ne duam të dimë nëse e sheh në planet e së ardhmes një dasmë?! Na e thuaj sot në “Shiko Kush LUAN” ose tortën, ishte pyetja që ju drejtuar Enedës në njërën prej lojërave në emision.

“Unë mendoj se dasma duhet të vijë si fryt i një dashurie të madhe dhe mendoj se nëse vjen pse jo. Nuk jam e mbyllur ndaj një martese të dytë, por nuk e kërkoj. Nuk jam duke e kërkuar fare. Jam shumë mirë kështu”, tha ajo duke theksuar gjithashtu faktin se për momentin nuk është në kërkim të një dashurie.

Këngëtarja dhe ish bashkëshorti i saj janë prindër të një vajze, të quajtur Aria. /Descript.al/