Njihuni me Nikol, vajzën adoleshente të Alketa Vejsiut! Instagrami tashmë ka një ‘banore’ të re (Foto)

Alketa Vejsiu është nga ato personazhe publik që është kujdesur në maksimum që familjarët bashkëshortin e fëmijët të mos i ekspozojë pothuajse kurrë në media apo rrjete sociale.

Dimë që moderatorja është e martuar me bashkëshortin e saj Ardi një biznesmen që merret me ndërtim, dhe dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë.

Nicol, tashmë në moshën e adoleshencës, duket se ja ka mbushur mendjen  mamit që të ketë edhe ajo një llogari personale në Instagram, ku poston foto nga përditshmëria e saj.

Bionde me sy të kaltër, e me një ngjashmëri të madhe me të ëmën, 13 vjeçarja është ‘banorja’ më e re e instagramit.