Një nga historitë më të bukura të dashurisë në “Big Brother” që bëri bujë, Bjordi flet për mungesën e madhe të Adelës

Adelajda Xhamani dhe Bjordi Mezini ishin çifti  simpatik i “Big Brother Albania 2” që asokohe thyen tabutë. Bukuroshja që fitoi simpatinë e njerëzve me ëmbëlsinë e saj, vazhdoi lidhjen me Bjordin edhe për pak vite pas daljes nga shtëpia e shoët-televiziv, por fatkeqësisht u nda nga jeta para disa vitesh nga ataku kardiak.

Ndonëse ai ka vazhduar jetën e tij, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Bjordi ka folur për Adelën, për të cilën tha se e kujton shpeshherë.

“Unë dhe Adela kishim vite që ishim ndarë kur ndodhi ajo që ndodhi, dhe rrugët tona ishin ndarë, ishim dy njerëz që kishim ndarë një pjesë të mirë të jetës bashkë, ishim shumë të rinj dhe gjërat ndryshojnë, por po normalisht që e kujtoj shpesh, ka qenë shumë e rëndësishme, ishte një vajzë fantastike dhe nuk e mohoj dot”, tha regjisori.

Sa i përket jetës së tij private, ai tha se ka shumë kohë që nuk “gjuan”, prej vitesh, del në club, por nuk flirton,  i bën femrat ta “gjuajnë”.

Ai zgjodhi të mos e komentonte marrëdhënien e tij aktuale, duke thënë se është e komplikuar, si çdo marrëdhënie tjetër, duke nxitur dyshime se ndoshta është aktualisht në krizë. I pyetur për defektin më të madh që ka ai si njeri, në çift, tha se ishte egoist, duke thënë se të parat vë prioritetet e gjërat e veta, jo të partneres.