Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo përveç në….. Rama: Gjoba për shkelësit, tek fatura e dritave

Duke nisur nga java e ardhshme maska për tu mbrojtur ndaj koronavirusit, do të jetë e detyrueshme kudo.Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me mediat me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ai tha se gjobat nuk do të falet por do të mblidhet bashkë me faturën e dritave.

“Kush ankohet për gjobën e ka shumë të thjeshtë, mjafton mos ta marri”, tha Rama.

“Maska përjashtohet vetëm në shtëpi, apo restorantin dhe barin ku jeni duke konsumuar diçka. Maskë e detyrueshme në çdo mjedis, çdo rrugë, hapësirë publike. Masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave të mos ketë asnjë iluzion asnjë individ që mund ti shmanget gjobës”, – tha zoti Rama.

“Nuk duhet të jetë gjoba arsyeja se përse njerëzit duhet të vendosë maskën, implementimin do e bëjë policia e shtetit dhe ajo bashkiake. Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradicionale, për individët gjoba do jetë në faturën e dritave”, shtoi Rama.

Ai bëri të se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të survejojë territorin dhe do të kenë tolerancë zero” tha Edi Rama. Sipas kreut të qeverisë kjo masë vjen për të mos u mbyllur sërish. “Nuk mund të rrezikojmë kaq shumë për hir të disave që janë në shumicë. Nuk dimë impaktin e gripit sezonal me covidin. Do të përgatitemi për më të keqen. Do të luftojmë që të mos mbyllim Shqipërinë” tha kryeministri Edi Rama.