Nga detajet e dasmës te puna e preferuar, flet Iva Tiço: “Mezi mbaja lotët”

Gazetarja Iva Tiço ishte e ftuar në “S’e Kam me Ty”, ku foli për gjithçka: nga karriera deri te dasma private, që u bë para pak javësh, dhe u shpreh se kishte shumë emocione.

Kisha shumë emocione, kam foto duke hyrë në kishë me vëllain dhe duket që mezi mbaj lotët.

Një detaj shumë i bukur dhe me vlerë emocionale ishte edhe fustani që veshi në dasmë. Ajo tha se fustani ishte frymëzuar nga fustani i gjyshes dhe gjithashtu ka vendosur t’ia trashëgojë mbesës së saj, Reas.

Fustani ishte frymëzuar nga një element i fustanit të gjyshes. Fustanin do t’ia jap Reas mbesës sime, do e trashëgoj.

Ajo foli edhe për muajin e mjaltit, duke zbuluar se e kishin kaluar në jug të Francës.

Për sa i përket planeve me bashkëshortin, zgjedhjes mes Shqipërisë apo Gjermanisë, ajo u shpreh se do të qëndrojnë në Tiranë. Madje, bashkëshorti i saj do të nisë të mësojë shqipen.

E kupton botën tonë, në njëfarë mënyre është pjesë e saj. Nuk sillet si unë, është introvert. Kemi plane të rrimë në Tiranë, ai do të vazhdojë të mësojë shqipen.

Krahas dashurisë, Iva foli edhe për punën e zemrës. Ajo u shpreh se televizioni nuk e ka tërhequr asnjëherë.

Televizioni nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Gjithnjë kam qenë e ftuar, nuk kam bërë diçka vetë. Nuk më jep atë kënaqësinë që më jep e shkruara. Kur ne bënim një revistë dikur, unë isha njeriu më i lumtur në botë. Atë kënaqësi nuk e kam ndierë asnjëherë në televizion. Në libër e kam ndier atë lumturi, televizioni nuk ma ka dhënë të them të drejtën.

Gjithashtu, shtoi se ka refuzuar të bëjë skenarin e një filmi.

Dikur unë thosha “po” për gjithçka. Tani kam filluar të piqem pak e t’i vë pak frena. Nuk është fusha ime dhe unë mendoj që secili duhet të bëjë mirë gjënë e vet. Unë po bëj 26 vjet punë këtë vit, ndoshta vitet e tjera mund të eksperimentoj pak.