Në një lidhje të re? Pas ndarjes së bujshme me Shpëtim Saraçin, befason Mira Konçi, publikon foton që i futi të gjithë në dyshime

Disa ditë më parë u bë me dije se kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në Neë York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

Vajza e tyre në një intervistë në prag të ndërrimit të viteve, rreth një muaj më parë bëri një deklaratë që surprizoi rrjetin. Ajo tha se fundvitin familja do ta festojë të bashkuar.

Por në fakt kjo nuk ndodhi. Mira, Shpëtim dhe as Era nuk ndanë asgjë nga familja e ribashkuar në rrjetet sociale.

Disa orë më parë Mira ka publikuar një foto me trandafila të kuq në rrjetet sociale. Nuk ka asnjë të dhënë se kush ia ka dhuruar por ngjyra e kyqe tregon se është dikush në jetën e saj. Mbetet për t’u mësuar nëse është kompozitori apo dikush tjetër.