Në një botë ku shumë pak janë natyrale Julia Roberts deklaron: “Po plakem me dinjitet dhe nuk do të bëj kurrë…”

Tashmë janë shumë të rrallë njerëzit që nuk kanë bërë ndryshime në fytyrë me qëllimin për të vonuar plakjen apo për ta ndaluar atë. Mesa duket një ikonë si Julia Roberts ka bërë deklaratën që na ka surprizuar të gjithë për mirë. Ajo tregon se frika e saj më e madhe nuk është as humbja e profesionit dhe as plakja, por vetëm shqetësimi për mirëqenien e familjes.

“Po plakem me dinjitet dhe qetësi. Nuk bëj lifting ose botoks dhe e di që sipas standardeve të Hollivood-it po rrezikoj karrierën time. Nëse ata nuk duan të më japin një rol sepse dukem e vjetër, do të thotë që e prodhoj vetë projektin dhe zgjedh kë të dua. E rëndësishme është të mos e merrni shumë seriozisht këtë profesion. Njoh shumë nëna që përpiqen t’ia dalin deri në fund të muajit.

Këto janë probleme serioze, këto janë gratë që admiroj, të cilat janë të bukura dhe të mira edhe kur gjithçka është e vështirë. Sinqerisht, kam frikëra të tjera. Frikë për fëmijët e mi, se nuk mund t’i mbroj nga askush që dëshiron të përfitojë prej tyre. Për mua është më e rëndësishme të ndihem mirë dhe ta bëj familjen time të jetojë mirë. Jam me fat dhe vlerësoj gjithçka që kam. Falënderoj burrin tim dhe fëmijët e mi çdo ditë. Për këtë arsye, për mua momentet më të rëndësishme të ditës nuk janë kurrë ato që kaloj në xhirime, por ato në të cilat ha mëngjes me ta sepse flasim për gjithçka. Është një moment magjik”, është shprehur ajo.