FOTO ARKIVA

Në moshë shumë të re; Humb betejën me COVID drejtori i Qendrës Kulturore, Balla: Librazhdi humbi një…(Emri, Foto)

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arianit Alliut, drejtorit të Qendrës Kulturore Librazhd, i cili nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19. “Lamtumirë Nit i dashur! Nuk arritëm dot të të mbajmë në jetë nga ky armik i pabesë. Doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që një njëri i shkëlqyer si ti ta fitonte këtë betejë”, tha ai.

Balla tha se “Librazhdi humbi një artist që na sillte vetëm gëzim”. “Ne shokët e tu humbëm një mik të vyer, familja jote e bukur humbi bashkëshortin dhe babain model. Nuk gjej dot fjalë. Lamtumirë Arianit Alliut, drejtorit tonë të Qendrës Kulturore Librazhd! U prehsh në paqe”, tha Balla.