Në mesin e finalistëve që mori dhjetë mijë euro, Beniada tregon për biznesin e ri dhe komenton raportin Donald – Trixa

Beniada Nishani është një nga personazhet që i ka dhënë shumë shtëpisë së Big Brother VIP përgjatë katër muajve. Ajo i bëri të gjithë për vete me sensin e humorit e po ashtu edhe me të folurën karakteristike, duke qenë se nuk e njihte mirë gjuhën shqipe.

Modelja ishte e ftuar së fundmi në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, ku ka folur mbi rrugëtimin e veçantë dhe eksperiencën e paharrueshme në BBV.

Derisa u shpreh se ky Big Brother ka qenë eksperienca më e bukur e jetës së saj, Beniada tregoi se i mungojnë kërcimet, momentet e bukura, surprizat dhe shumë e shumë të tjera.

Në lidhje me çmimin që fitoi si një nga katër finalistët, Beniada Nishani (Jakic) zbuloi se do ta investojë mirë në diçka në karrierën e saj.

“Kam qejf të hap një ‘Capsule Collection’, diçka për veshjen për lingerie. Është shumë e rëndësishme çfarë kemi poshtë veshjes”, u shpreh Beni.

E njëjta ka komentuar edhe një nga çiftet që u formuan në BB VIP, Trixën dhe Donaldin.

“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plotë me lotë. Nuk mendoj se kjo është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, ka thënë ajo.

Duhet theksuar se fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP ishte Ilir Shaqiri.