“Në fillim ishim miq”, Rudina Dembacaj tregon shkuesin VIP që e njohu me Markun

Lajmi se Rudina Dembacaj ka tashmë një histori të re dashurie me një biznesmen, ish-deputetin Mark Frroku, shkaktoi një tërmet të vërtetë në media. Dembacaj ka folur me detaje për lidhjen me Mark Frrokun dhe si u njoh me të. Ajo shprehet se shkak i njohjes me Markun, ka qenë Visjan Ukcenaj i cili e ka prezantuar me të gjatë një kompeticioni.

Pjesë nga intervista:

Roza Lati: Si je njohur me Markun?

Rudina Dembacaj: Për njohjen time me Markun, duhet t’i ble një palë këpucë të kuqë, Visjan Ukcenajt. Unë dhe Visjani prezantonim një kompeticion dhe Marku ishte një ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët doja të thoja. Mu afrua dhe u prezantuam siç u prezantuam të gjithë. Unë nuk e mbaja mend fare, nuk e kisha parë kurrë nga ekrani. Më vonë më është kujtuar që ka qenë ish-deputeti dhe i them Visjanit kush është ky? Visjani më thotë është Mark Frroku dhe i thashë ok e jeta vazhdoi po njëlloj.

Në fund të kompeticionit bëmë disa foto të gjithë bashkë. Pastaj ne u ritakuam të Tiranë dhe kemi qenë miq shumë të mirë për hir të vërtetës. Njerëzit që më kishin afër e dinin shumë mirë që Markun e kisha vetëm një mik shumë të mirë. Më pas nga miqësia filloi dhe shkëndija. Kisha shumë turp që më ndodhi si shkëndije sepse unë e konsideroja si shumë mik dhe më konsideronte si shumë mikeshë.

Me mua kishte konsumuar probleme familjare edhe biseda për fëmijët dhe nuk mundet të më kishte parë me një sy tjetër përveçse mikeshë. Por më vonë, kur ndodhi shkëndija ishte e dyanshme dhe unë e ndjeva që i kishte ndodhur dhe Markut. U zhduka disa kohë nga qarkullimi për shkak se u bëra konfuze nga kjo shkëndija por më pas na u desh të vazhdonim punimet për lokalin sepse bisedat për lokalin ne i kishim filluar që kur kemi qenë miq. Propozimi për lokalin më erdhi një moment kur unë Markun nuk e shihja kurrë si partner jete. Nga ana tjetër unë isha pothuajse e ndarë, akoma jo e divorcuar, por e ndarë

Më pas u riktheva, vazhduam punimet e lokalit që zgjatën rreth 8 muaj dhe ndërkohë që ne punonim nga shkëndia u bë vërtet dashuri dhe një lidhje e konsoliduar.