Belinda Dragoti bëri shumë bujë kur zëvendesoi bjonden Kejvina Kthella në emisionin ‘Xing’. E ftuar së fundmi në ‘Glamour Zone’ në TV ORA, Belinda si asnjëherë më parë tregoi disa prapaskena, si pjesë e rubrikës ‘Pyetje Hot’. Ajo rrëfeu se në fillimet e emisionit është ndjerë e ofenduar, dhe se çdo gjë që i thoshte Ermali e merrte për ters. Por gjerat ndryshuan me kalimin e kohës, duke u bërë edhe miq së bashku.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/Capture-179.png?fit=618%2C326&ssl=1)
A ke patur ndonjë moment që ti je ndjerë e ofenduar nga Ermali? Mbase ai e ka bërë padashje.
“Po, në fillimet e emisionit, ndihesha e ofenduar për çdo gjë. Ermalit i merrja çdo gjë për keq. Dhe në prapaskenë më thoshte: ‘Po bëjmë shaka, për emisionin, mos u ofendo’ (qesh). Më pas, kur u njohëm nuk i merrja më asgjë për keq.