Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar në luftën kundër COVID-19, mjeku kirurg Edi Bejko ngre alarmin për atë që po ndodh në të vërtetë në kujdesin shëndetësor dhe ka një thirrje të fortë. Ai thotë se në një periudhë të shkurtër përgjatë javëve të fundit ka diagnostikuar shumë individë me sëmundje terminale malinje, më shumë se në periudha të tjera kohore. Bejko shkruan se po ikin njerëz në heshtje nga sëmundje të tjera, dhjetëra apo qindra herë më vrástare se koronavirusi.
Postimi i plotë:
“Pershendetje miqte e mi..!! More po cfare behet keshtu??
Jemi ngulur tek corona ne mendime ,ne veprime, ne pasoja dhe nuk po meremi me aspekte te tjera te veprimtarise dhe semundshmerise njerezore..!
Ne nje periudhe te shkurter pergjat ketyre javeve si mjek, kam diagnostikuar shume individe me semundje terminale malinje, aq sa nuk kam pare per nje periudhe te gjate kohore..
Arsyeja?? E thjesht..!!
Te gjitha antenat mediatike shteterore dhe sociale jane drejtuar vetem te covidi..
Te gjithe individet te tmeruar nga llomotitja e vetme per “covidin” ngado neper ekrane, rjete sociale apo zyrtare jane frenuar per tu paraqitur sa me heret prane mjekut specialistit , ne vendin perkates..
Ik nga shiu ..bjer ne bresher.!!
E pranueshme kjo?? Sigurisht deri diku..
Por nuk kuptoj pse veprohet keshtu ne menyre absolute se a thua qe mbi organizmin njerzor vepron vetem covidi..??
Stopojeni per nje moment ate trurin tuaj ndaj “magjepsjes” per coronen..!!
Po ikin njerez pa u kuptuar ashtu ne heshtje nga semundje te tjera, dhjetra here apo qindra here me vrástare se corona… Satistikat jane kokeforte..
Do bashkejetojme me kete lloj Sarsi ashtu sic rendom jemi mesuar te jetojme me patologjite malinje te ndryshme abdominale apo pulmonare..infarktin e myocardit..insultin cerebral..gripet e ndryshme..semundjet e gjakut…diabetin..aksidentet trombotike vasculare ..hepatitet…cirrozat..etj etj..
Mereni me shtruar o njerez ate perpunimin e informacionit qe ju atashohet ne laboratorin tuaj trunor..!!
Mos lejoni qe ky virus te behet padron i mendimit dhe i veprimtaris se jeteve tuaja pasi asnje dhe asgje nuk e perligj numrin e vdêkjeve te ngritura ne piedestal per kete pandemi ne rang botetor( apo dhe shqiptar) ne raport me numrin morfologjik te semunjeve te tjera te cilat shfaqen edhe me vrástare per jetet tona..!!
Rendesi ka te kujdesemi edhe per semundjet e tjera, ashtu si dhe per covidin ..pa e ulur vigjilencen..!! Ketu e kisha te shkretin e muhabetit….pa ju lodhur kuptohet..!!“, – shkruan Bejko.